Te McLaren “të zhgënjyer” që nuk e “kopjuan” më herët Ferrarin
T

Te McLaren “të zhgënjyer” që nuk e “kopjuan” më herët Ferrarin

Drejtori teknik i McLaren në Formula 1, Neil Houldey, pranoi se skuadra ishte “e zhgënjyer” që nuk e identifikoi aq shpejt sa Ferrari potencialin e krahut të pasëm rrotullues.

Ferrari e prezantoi konceptin gjatë testeve dimërore në Bahrein, me krahun që ndryshon pozicion për të ulur rezistencën aerodinamike në vijat e drejta. Më pas, edhe Red Bull zhvilloi versionin e saj, megjithëse sistemi shkaktoi probleme për Max Verstappen në Austri dhe Silverstone.

McLaren nisi punën për versionin e vet, por një test në Austri u anulua pasi u zbuluan probleme teknike. Pas zhvillimeve të mëtejshme, sistemi u testua me sukses në Hungari.

“Ishim të zhgënjyer që nuk e identifikuam aq shpejt sa Ferrari dhe më pas Red Bull. Sapo e pamë, kuptuam se kishte një mundësi”, tha Houldey.

McLaren beson se tani ka gjetur një zgjidhje të besueshme dhe synon ta përdorë krahun e ri në garat e ardhshme, me qëllim përmirësimin e efikasitetit aerodinamik dhe shpejtësisë në vijat e drejta.

TË FUNDIT