Francesco Bagnaia përjetoi një fundjavë për t’u harruar në Çmimin e Madh të Britanisë, duke mos marrë pikë për herë të parë këtë sezon.
Piloti i Ducati-t, vetëm pak javë pas operacionit në parakrahun e djathtë, pati probleme që në provat e lira, ku u rrëzua dhe nuk arriti të sigurojë kalimin direkt në Q2. Në kualifikime ishte shtatë të dhjetat më i ngadaltë se Franco Morbidelli.
Në Sprint, problemet me kapjen e gomave vazhduan. Bagnaia e nisi garën nga vendi i 16-të dhe e përfundoi në të 17-in.
As gara kryesore nuk solli përmirësim. Italiani ra deri në vendin e 18-të dhe, në xhiron e tetë, u rrëzua në kthesën Luffield, duke i dhënë fund garës.
“Ishte shumë e çuditshme. E humba pjesën e përparme në vetëm disa milisekonda”, tha Bagnaia pas rrëzimit.
It was a strange crash for @peccobagnaia 👀#BritishGP 🇬🇧 pic.twitter.com/89FyshfJF3
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) August 9, 2026
Mungesa e kapjes së gomës së pasme ka qenë një problem i vazhdueshëm për të gjatë sezonit. Pavarësisht ndryshimeve në konfigurim dhe elektronikë, Ducati ende nuk ka gjetur zgjidhjen.
“Që nga gara e parë nuk kam pasur kapje. Absolutisht zero. Është shumë e vështirë të kuptojmë pse”, deklaroi Bagnaia.



