Në kryeqytetin e Egjiptit, Kairo, është duke u mbajtur takimi pranveror për mobilitet i Regjionit të Parë të FIA-s, me pjesëmarrës nga e mbarë bota.
Në takim po merr pjesë edhe delegacioni i Auto Moto Club Kosova (AMCK), i përbërë nga sekretarja Apoita Rexhepi dhe delegatët Bekim Ahmeti (ekspert i komunikacionit) dhe Nehat Çitaku.
Anëtarët e AMCK-së gjatë ditës së parë kanë pasur takime të shumta me përfaqësues të auto klubeve nga vende të ndryshme të botës, me të cilët kanë biseduar për shkëmbimin e përvojave të ndërsjella.
Takimi është organizuar nga Automobile and Touring Club of Egypt, i cili sivjet feston 100 vjetorin e themelimit dhe pikërisht kjo është arsyeja që sivjet takimi po mbahet në Kairo.



