Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv e ka falënderuar Kosovën për mbështetjen për Izraelin.
Këtë ajo e ka bërë me rastin e 76-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Izraelit, përcjell Klankosova.tv.
“Me rastin e 76-vjetorit të Pavarësisë së Izraelit, dua të falënderoj miqtë e mi nga të gjitha fushat e jetës në Kosovë për mbështetjen e tyre për Izraelin, veçanërisht në kohët e vështira që po kalojmë. Ju faleminderit”, ka shkruar Ziv në “X”.



