Bashkimi Evropian planifikon të prezantojë subvencione të reja për blerjen e veturave elektrike në të gjitha vendet anëtare.
Kancelari gjerman Olaf Scholz konfirmoi propozimin gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Në shumë vende të BE-së, subvencionet kombëtare për automjetet elektrike janë hequr, gjë që ka sjellë një rënie të shitjeve. Tani duket se Bashkimi Evropian do ta ndryshojë këtë prirje me përpjekje të përbashkëta evropiane.
“Më vjen mirë që presidenti i Komisionit pranoi propozimin tim për mbështetje të harmonizuar për makinat elektrike në të gjithë Evropën”, tha Scholz, sipas Bloomberg.



