Abdixhiku: Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë Lumbardh
A

Abdixhiku: Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë Lumbardh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka prezantuar me një video anëtarin më të ri të partisë.

Lumir Abdixhiku njoftoi se Lumbardh Salihu, fituesi i Big Brother, është anëtarësuar në partinë më të vjetër në vend.

“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh!”, shkroi ai.

Abdixhiku dëgjohet teksa i thotë atij në video se “këtu s’është Big Brother”.

“Këtu kemi punë shumë më të mëdha. Shumë më serioze”, i thotë kryetari i LDK-së./GazetaExpress/

TË FUNDIT