Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Veternik, ku janë përfshirë disa automjete.
Në pamjet e publikuara shihet një kamion që duket se ka dalë nga rruga, e që ka tërhequr edhe anësoren e rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata.
Nga Policia e Kosovës ende nuk e kanë konfirmuar rastin.



