Aksident i rëndë: Teknikun që rregullonte semaforin e përplas kamioni
A

Aksident i rëndë: Teknikun që rregullonte semaforin e përplas kamioni

Një aksident i çuditshëm, por edhe i rrezikshëm, është kapur në kamera në Luiziana të Shteteve të Bashkuara.

Një punëtor i bashkisë në Denham Springs, i cili po punonte për të rregulluar një semafor, u godit nga një kamion që po kalonte në kryqëzim.

E gjithë ngjarja u regjistrua nga kamera e një makinë që po priste radhën në semafor nga krahu tjetër i rrugës.

Punëtori goditet nga kamioni dhe kthehet përmbys, fatmirësisht pa rënë në tokë,  shkruan A2CNN.

Policia lokale tha se ai pësoi lëndime të lehta dhe as nuk u dërgua në spital.

TË FUNDIT