Aksident mes dy veturave në kryeqytet
A

Aksident mes dy veturave në kryeqytet

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, në vendin e ngjarjes shihet të kenë arritur policia.

Ndërsa ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky aksident.

Klankosova.tv, ka kontaktuar me policinë, dhe është ende në pritje të një përgjigje, transmeton AutoPortali.

TË FUNDIT