Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi sot mes dy veturave në fshatin Soponicë të Kaçanikut.
Lajmin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më datë 23.06.2025, rreth orës 10:39, në fshatin Soponic, Komuna e Kaçanikut, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Veseli, njofton AutoPortali.



