Aksident në kryeqytet, motoçikleta përplaset me dy kamionë
A

Aksident në kryeqytet, motoçikleta përplaset me dy kamionë

Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e njohur si Rrethi i Ismetit në Prishtinë, ku një motoçikletë është përfshirë në një përplasje me dy kamionë.

Sipas raportimit nga Mitropol, aksidenti ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të komunikacionit.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

AutoPortali ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje.

TË FUNDIT