Aksident në Lipjan, goditet rëndë një këmbësor nga motoçikleta
A

Aksident në Lipjan, goditet rëndë një këmbësor nga motoçikleta

Policia ka njoftuar për një aksident në Lipjan, ku një motoçikletë e ka goditur një këmbësor.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

TË FUNDIT