Aksident në Skivjan të Gjakovës, një i vdekur dhe një i lënduar
A

Aksident në Skivjan të Gjakovës, një i vdekur dhe një i lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Skivjan të Gjakovës, ku ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjet udhëtarësh. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj. /AutoPortali/

TË FUNDIT