Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka shprehur ngushëllime për Azerbajxhanin dhe Kazakistanin pas aksidentit të rëndë ajror nga i cili kanë humbur jetën dhjetëra persona.
Rama përmes një postimi në “X”, i ka quajtur vende “vëllazërore” të Shqipërisë, shkruan lajmi.net.
“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, ka shkruar Rama në “X”.
Postimi i tij i plotë në “X”:



