Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në Fushë Kosovë, i cili ka shkaktuar edhe bllokim total të trafikut.
Situtata u rëndua edhe si pasojë e mosprezencës së policisë për thuajse 45 minuta e tutje, transmeton klankosova.tv.
Përplasja ndodhi mes dy automjeteve, një autobus dhe një taksi.
Klankosova.tv ka kontaktuar policinë për informata zyrtare por ende nuk ka marrë përgjigje.



