Aksionin e sotëm të Speciales, Klinaku e quan spektakël të radhës
A

Aksionin e sotëm të Speciales, Klinaku e quan spektakël të radhës

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm të Gjykatës Speciale.

Ndodhitë e fundit ai i ka quajtur “spektakël të radhës nga ana e tyre”, shkruan AutoPortali.

“Siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi”, ka shkruar Klinaku në Facebook./AutoPortali/

TË FUNDIT