Al Hilal pranë transferimit të Darwin Núñez
A

Al Hilal pranë transferimit të Darwin Núñez

Al Hilal është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të sulmuesit uruguaian, Darwin Núñez. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, klubi saudit tashmë ka arritur një marrëveshje me Liverpoolin dhe aktualisht është në fazën e negociatave për kushtet personale me lojtarin.

Vendimi i fundit mbetet në duart e vetë Núñezit, mirëpo bisedimet po ecin në drejtimin e duhur. Trajneri i ri i Al Hilal-it, Simone Inzaghi, thuhet se e dëshiron me çdo kusht transferimin e tij për të forcuar repartin ofensiv, transmeton AutoPortali.

Nëse marrëveshja finalizohet, Núñez do të jetë një tjetër emër i madh që i bashkohet elitës së futbollit në Arabinë Saudite, duke ndjekur trendin e lojtarëve evropianë që po zgjedhin këtë kampionat.

TË FUNDIT