Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, Xhemajl Rexha, dhe Drejtorja Ekzekutive, Getoarbë Mulliqi sot pritën në takim Ambasadorin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav. Rexha dhe Mulliqi, e informuan ambasadorin nga afër me punën e organizatës në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve dhe avokimin për lirinë e medias.
Gjatë këtij takimi, ata shprehën shqetësimet e tyre për numrin e lartë të sulmeve ndaj gazetarëve, duke theksuar nevojën për rritjen e sigurisë dhe mbështetjes për gazetarët.
Me theks të veçantë u diskutua edhe për çështjet që lidhen me raportimin gjatë zgjedhjeve, si dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët gjatë raportimit në fushata zgjedhore.
Ambasadori Orav në këtë takim nga Ioanna Lachana, Zëdhënëse dhe Shefe e Seksionit të Komunikimit, si dhe Fatmire Terdevci, Zyrtare për Media dhe Informim.



