Arrestohet një grua, dyshohet se e mashtroi një tjetër duke ia marrë 250 euro
A

Arrestohet një grua, dyshohet se e mashtroi një tjetër duke ia marrë 250 euro

Një grua në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin se e ka mashtruar një grua tjetër duke ia marrë 250 euro me pretekstin se do t’i ndihmojë.

“Me urdhër të prokurorit, policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarën për veprën penale – mashtrim”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i shtetit e ka ndaluar për 48 orë”.

TË FUNDIT