Policia e Kosovës, e ka arrestuar një person në Leposaviq të mërkurën.
Kjo pasi i njëjti ka fyer zyrtarët policorë pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje.
“Leposaviq / 12.02.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, ka fyer dy zyrtarët policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./AutoPortali/



