Ka arritur në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Mitrovica dhe Gjilani.
“Mes emocionesh dhe lutjesh për pranim të haxhit dhe ibadeteve, familjarët e haxhilerëve u shprehën të lumtur për arritjen e të afërmve të tyre në vendlindje”.
“Haxhilerët e Mitrovicës dhe Gjilanit u shprehën të kënaqur me organizimin e haxhit. Ata thanë se përjetimet e haxhit janë të pa përshkruara”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.





