Piloti italian Francesco Bagnaia e ka fituar garën e parë në Moto GP, e vlefshme për çmimin e madh të Katarit.
Një fitore e merituar e kampionit të botës, që e domionoi garën me motorin e tij Ducati nga xhiro e parë deri tek e fundit.
Bagnaia ishte më në formë se një ditë më parë, kur u rendit i katërti në garën sprint. Këtë herë ai bëri një paraqitje më të mirë, duke korrur suksesin e parë sezonal dhe duke marrë kreun e renditjes provizore në MotoGP.
Në vendin e dytë u klasifikua afrikano-jugori Brad Binder më KTM, ndërsa në të tretin u rendit spanjolli Jorge Martin me Ducati Pramac. Më pas u klasifikuan Marc Marquez me Ducati Gresini dhe Enea Bastianini me Ducatin zyrtar.
Motori Ducati duket se edhe këtë sezon do të jetë protagonist në pistë me pilotët e tij, teksa 5 prej tyre u renditën në shtatë vendet e para.
Gara e radhës në botërorin e MotoGP do të jetë pas dy javësh në pistën e Portimaos në Portugali.