Bajrami: Rritja e pensioneve dhe pagave në kohë fushate tentativë me ble vota
B

Bajrami: Rritja e pensioneve dhe pagave në kohë fushate tentativë me ble vota

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se rritja e pensioneve dhe pagave në kohë fushate elektorale është tentativë për të blerë vota.

“Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik.”

Bajrami ka shkruar se nëse Kurti e Murati bregosen për qytetarët, ata duhet që pensionet dhe pagat t’i indeksojnë për normën e inflacionit që në vitin 2022.

“Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje.”

TË FUNDIT