Banorët ankohen për mungesë mirëmbajtjeje në lagjen Dardania
B

Banorët ankohen për mungesë mirëmbajtjeje në lagjen Dardania

Shkurte Mulliqi, banore e lagjes Dardania në Prishtinë, thotë se parku në këtë zonë është në gjendje të mjerueshme dhe i pamirëmbajtur.

“Mungojnë stolat, koshat e plehrave, mbeturinat janë të shumta. Për shkak të papastërtisë, fëmijët e kanë të vështirë të luajnë këtu, madje edhe nga aspekti shëndetësor kjo paraqet rrezik”,  u shpreh ajo, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Po ashtu, në park nuk ka as lojëra për fëmijët, duke e bërë atë një hapësirë jashtë funksionale dhe jo argëtuese për ta, transmeton Klankosova.tv.

Për më shumë detaje, ndiqni videon e mëposhtme:

TË FUNDIT