Policia e Kosovës të mërkurën ka bastisur një lokal pranë Stacionit policor në Prishtinë, teksa i ka intervistuar disa persona në cilësinë e të dyshuarve dhe deshmitarëve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se është duke operuar një OJQ në mënyrë të kundërligjshme dhe se kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, shkruan Autoportali.
Në njoftim thuhet se është konstatuar që në objekt janë duke u ofruar shërbime mjekësore dhe se gjatë bastisjes ka pasur edhe sekuestrim të provave materiale që do të shërbejnë në procedurën penale.
Objekti është mbyllur me urdhër të Inspektoratit Shëndetësor.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=122144111684037625&set=a.122093742548037625
Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se organizata “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk ka shfrytëzuar fare hapësirën për natyrën që është thirrur./Autoportali/
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=860238639445747&id=100063788556625&ref=embed_post