Sot kanë filluar reshjet e para të borës.
Me këtë rast, Rimanishta e Prishtinës sot ka marr pamje tjetër.
Një nga lexuesit e AutoPortalit ka dërguar fotografi të kopshtit të tij.

Ndryshe, sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë edhe reshje të izoluara shiu e bore të karakterit lokal, jo vetëm në zonat malore, por edhe në ultësira.
Ndërsa temperaturat maksimale pritet të jenë prej 4 deri në 8 gradë./AutoPortali/



