Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria.
Mandarinat rezultojnë me mbetje të disa substancave të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara për tregtim në BE.
Konkretisht, mbetje të larta të pesticideve chlorpyrifos dhe phosmet, që si efekte anësore kanë ndikimin në zhvillimin e trurit tek fëmijët, çrregullime të sistemit nervor dhe atij endokrin, si dhe rritjen e rrezikut për sëmundje të zemrës dhe kancer.
Pavarësisht se sinjalizimi i konfirmuar edhe nga Komisioni Europian është bërë në datat 29 Nëntor dhe 11 Dhjetor të këtij viti, nga Ministria e Bujqësisë dhe institucionet e kontrollit ushqimor në vend nuk ka një lajmërim zyrtar mbi sigurinë apo tërheqjen nga tregu të këtyre produkteve.



