BMW arrin një tjetër sukses historik
B

BMW arrin një tjetër sukses historik

BMW prezantoi M2 CS në maj dhe tani marka gjermane ka njoftuar se ky model ka thyer rekordin në pistën Nurburgring.

M2 CS përfundoi një xhiro në 7:25.5 minuta, duke e bërë atë veturën më të shpejtë kompakte në pistën legjendare, raporton Telegrafi.

Rekordi i ri u vendos më 11 prill dhe u drejtua nga inxhinieri i BMW M, Jorg Weidinger.

Koha e tij e tejkaloi rekordin e mëparshëm me tetë sekonda, përcjell AutoPortali.

Koha më e mirë e mëparshme për M2 u vendos në prill të vitit 2023, kur Weidinger e përfundoi xhiron në 7:38.7, duke konfirmuar se rekordi i mëparshëm për “veturën më të shpejtë kompakte” nuk i përkiste BMW-së.

Sidoqoftë, koha e xhiros është mbresëlënëse dhe M2 CS e arriti atë falë motorit të tij 3.0 litra me 6 cilindra dhe një transmision automatik me tetë shpejtësi.

TË FUNDIT