Britanikët po hetojnë nëse dritat LED në automjete janë të rrezikshme për drejtuesit e tjerë
B

Britanikët po hetojnë nëse dritat LED në automjete janë të rrezikshme për drejtuesit e tjerë

Dritat LED në makina janë vënë nën zjarr në Mbretërinë e Bashkuar, ku mijëra shoferë duan që ato të ndalohen. Hulumtimi i kryer nga organizata britanike e automobilistëve, Shoqata e Automobilave, tregon se tre të katërtat e anëtarëve ndihen të verbuar nga dritat LED në trafik.

– Anëtarët tanë na kanë thënë se e ndjejnë tensionin për shkak të dritave më të shndritshme më shumë se kurrë më parë – tha për Daily Mail Edmund King, president i Shoqatës së Automobilave.

Situata e shtyu qeverinë britanike të nisë një studim të pavarur për sigurinë e dritave LED. Sky News shkruan për temën: studimi vjen pas rritjes së numrit të aksidenteve në të cilat përmendet ndikimi i dritave verbuese. Në vitin 2023 përmenden 216 aksidente, që është një rritje krahasuar me një vit më parë. Graeme Downie, një anëtar laburist i Parlamentit Britanik, shprehu shqetësimet e tij për Sky News dhe tha:

– Rritja e sigurisë së drejtuesve individualë nuk mund të jetë në kurriz të përdoruesve të tjerë të rrugës dhe këmbësorëve.

Rezultatet e studimit britanik pritet të publikohen në verë. Më pas do të dihet se cili është qëndrimi i qeverisë ndaj dritave LED./HAK/

TË FUNDIT