Pothuajse çdo ditë në rrugët e Kosovës janë duke ndodhur aksidente të ndryshme, qoftë me dëme materiale, me lëndime trupore apo edhe ato me fatalitet.
E, një aksident që tronditi vendin ditëve të fundit ishte ai i së hënës në Prishtinë, ku një 26 vjeçar me inicialet Sh.H ndërroi jetë, raporton Telegrafi, transmeton AutoPortali.
Kjo pasi e dyshuara (shoferja) duke drejtuar veturën ka goditur semaforin, i cili i ka rënë këmbësorit, i cili si pasojë e lëndimeve ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj në lidhje me këtë çështje tha se Prishtina aktualisht është vendi më problematik sa i përket aksidenteve me fatalitet.
Për rastin e fundit, Dedaj theksoi se duhet të bëhet një hulumtim i saktë se çka ndodhi që erdhi deri të goditja e semaforit, që më pas u rrëzua aq lehtë e për pasojë vdiq një i ri.
“Me sa shoh te aksidenti i fundit është faktori njeri dhe faktori rrugë. Mund të jetë faktori njeri pasi mund të ketë pagjumësi, ose nën ndikimin e pijes alkoolike i jep me shpejtësi të madhe, etj. Nëse dalim te komunikacioni rrugor kemi të bëjmë me njohurit mbi sigurinë rrugore. Sa e drejton automjetin ajo në mënyrë të sigurt, nëse merret një veprim i tillë gjysmë rrethor, a është shofere e re, a ka përvojë? E nëse është shofer i ri, vazhdojnë procedurat hetimore, për me identifiku se si e kam marr patentë shoferin? Pastaj nëse kthehemi te faktori rrugë, semafori është i vendosur dhe a i ka elementet kryesore të sforcimit. Ajo duhet të testohet se nëse goditet prej një automjeti me shpejti maksimale të zhvilluar nuk guxon me këput, sikurse ka ndodh.