Çka u tha në takimet e Kurtit në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane dhe presidentin e Këshillit Evropian?
Ç

Çka u tha në takimet e Kurtit në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane dhe presidentin e Këshillit Evropian?

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas të martën pasdite ka takuar ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim, kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë në Kosovë, kryeterroristin, Milan Radoiçiq, përgjegjës për sulmin në Banjskë.

Në takim diskutuam çështjet e progresit të Kosovës sa i përket integrimeve evropiane, por edhe raportet me fqinjin tonë verior. Ia theksova që kemi pasur rritje ekonomike dhe progres demokratik të paparë në Kosovën e pavarur dhe njëkohësisht kemi menaxhuar sfidat më të rënda të sigurisë, kërcënimet më serioze të cilat rezultuan me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku”.

Kryekrimineli i bandës që kreu këtë mbahet i lirë dhe mbështetet nga Serbia. Ne kërkuam, si në çdo takim tjetër, dorëzimin e Radoiçiqit tek autoritetet e Kosovës pasi Prokuroria tani ka aktakuzë prej 160 faqesh dhe grupin e tij prej mbi 40 persona”, ka thënë Kurti.

TË FUNDIT