Misioni i Gjermanisë në NATO ka bërë të ditur se pjesëmarrja e Gjermanisë në misionin paqëruajtës, pasqyron përkushtimin për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.
Në njoftimin e këtij misioni në “X” thuhet se deri në deri në 400 ushtarë gjerman mund të dislokohen në KFOR, njofton Klankosova.tv, transmeton Autoportali.
“Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjerman mund të dislokohen në KFOR”, thuhet tutje në njoftim.