Si në çdo vend tjetër, ekzistojnë disa rregulla të cilat duhet t’i respektojmë gjatë kohës kur gjendemi në rrugë.
Më poshtë mund t’i shihni disa nga to:
Të mos hedhim mbeturina në rrugë, por t’i mbajmë me vete derisa të shkojmë në shtëpi në rast se nuk gjendet ndonjë shportë afër nesh.
Të mos i pastrojmë thonjtë në publik apo diçka e tillë, pasi ky veprim duhet të kryhet para se të dalim nga shtëpia.
Preferohet të mos konsumohet duhan në rrugë.
Të mos ecim rrugës me ushqim në duar, edhe atëherë kur jemi duke nxituar për në punë.
Këto këshilla duhet t’i keni parasysh edhe kur gjendeni në ndonjë hapësirë publike, jo vetëm në rrugë./Autoportali/



