Dita e Verës pritet me zjarr, këngë me çifteli e vallë tradicionale në Has
D

Dita e Verës pritet me zjarr, këngë me çifteli e vallë tradicionale në Has

Dita e Verës është festuar prej shekujsh edhe në qarkun e Kukësit, një festë pagane që më së shumti ka kuptim për këto anë e banorët e saj si simbol i ardhjes së pranverës pas një dimri që dikur ishte i vështirë e mundimshëm.

Si asnjëherë tjetër, Hasi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të pritur Ditën e Verës.

Me zjarrin nga degët e dëllinjave, vallet tradicionale e artistike të fëmijëve dhe gatimet e zonës.

Të pranishëm ishin edhe banorë të Gjonajt të Hasit të Kosovës, fshat kufitar me Hasin e Shqipërisë.

TË FUNDIT