Boksierja Donjeta Sadiku është shumë afër realizimit të ëndrrës së saj, pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, Paris 2024.
Sadiku e ka fituar edhe luftën e tretë në turneun botëror kualifikues të boksit për Lojërat Olimpike, që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë.
Boksierja jonë mundi gjermanen Felicitas Ganglbauer, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Pasi triumfoi të martën ndaj boksieres nga Britania e Madhe, Shona Whitwell, të mërkurën e mposhti greken Christina Linarddatou, ndërsa sot gjermane Ganglbauer.
Donjetës tani i duhet vetëm edhe një fitore për ta siguruar normën olimpike Paris 2024.