Drag Race 3, gara që e presin të gjithë
D

Drag Race 3, gara që e presin të gjithë

Fundjava e 1 e 2 gushtit e ka vetëm një adresë. Në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, mbahet gara Drag Race 3.

Organizatori po i bën përgatitjet e fundit, ndërsa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar shumë garues tashmë të dëshmuar në këtë disiplinë.

Kampioni i shumëfishtë Skender Potera, pastaj ish-fitues si Leutrim Isufi, Ilir Tupella, Lavdat Vllahiu, Flamur Ismajli, Ardian Begaj e të tjerë do të jenë në pistë për t’i kënaqur edhe njëherë dashamirët e shumtë të Drag Race, e natyrisht edhe për të synuar rezultat sa më të mirë.

Hijeshinë e garës sigurisht do ta shtojë edhe numri i madh i gurbetçarëve tanë, të cilët këto ditë janë për pushime në Kosovë.

TË FUNDIT