Dy ditë pasi mori flakë, banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë janë rikthyer në shtëpinë e tyre.
Ata u kthyen me një autobus të Trafikut Urban dhe udhëtimi u bë nën përcjelljen e Policisë e Ambulancës, raporton Kiks Kosova.
Banorët qëndruan në një nga hotelet e kryeqytetit gjatë kësaj kohe.
Kthimi padyshim solli gëzim tek këta persona të shtyrë në moshë.
Një e moshuar, banore e shtëpisë, falënderim të veçantë ka për zjarrfikësit për atë natë kritike.
Lot gëzimi pati drejtoresha e kësaj qendre në momentin kur doli t’i priste banorët.
Ndihmë e motivim për të moshuarit ofruan edhe shoferi e konduktori i autobusit.
Zjarrin e asaj nate dyshohet se e shkaktoi një cigare e njërit prej banorëve të palëvizshëm. /Klankosova.tv