Dyshohet se një 13 vjeçare u dhunua nga dy burra
D

Dyshohet se një 13 vjeçare u dhunua nga dy burra

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi të një 13 vjeçareje.

Sipas njoftimit, e mitura ishte gjetur duke qëndruar me dy meshkuj në një shtëpi, të cilët dyshohet se e kanë dhunuar.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale Gjakovë

 INCIDENTET KRIMINALE

DHUNIM

Datë: 11.03.2024-00:50.  Lidhur me rastin, me 11.03.2024 viktima femër kosovare është gjetur duke qëndruar në një shtëpi me dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim./AutoPortali/

TË FUNDIT