E pazakontë, vetura elektrike pa shofer në Kinë tentoi të parkohej 868 herë gjatë një nate (VIDEO)
E

E pazakontë, vetura elektrike pa shofer në Kinë tentoi të parkohej 868 herë gjatë një nate (VIDEO)

Një video nga kamerat e sigurisë në një parking nëntokësor në Kinë është bërë virale në rrjetet sociale. Në pamje shihet një veturë elektrike që lëviz dhe tenton të parkohet vazhdimisht, pa pasur askënd në timon.

Pronari, pasi kontrolloi regjistrin digjital të veturës, zbuloi se funksioni i parkimit automatik ishte aktivizuar plot 868 herë brenda një nate!

Në një tjetër video shihen modelet Avatr 06 dhe Avatr 12 duke kryer manovra parkimi në mënyrë të sinkronizuar, rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Sipas ekspertëve, ekzistojnë tri shpjegime të mundshme: aktivizimi i përsëritur nga pronari përmes aplikacionit, problemet me ndriçimin dhe vijat e parkimit, ose një gabim në softuer.

Megjithatë, shkaku i saktë ende nuk dihet.

Modelet e përfshira në videot e publikuara përdorin teknologjinë inteligjente të drejtimit të Huawei.

Sistemi Huawei ADS 3.2 mundëson parkimin automatik edhe në garazhe të panjohura, ndërsa funksioni “Valet Parking Driver” lejon kontrollimin e veturës nga distanca përmes telefonit të mençur.

Për momentin, nuk ka konfirmim nëse bëhet fjalë për defekt teknik apo për aktivizim të përsëritur të sistemit.

TË FUNDIT