Volkswagen krijon bishën elektrike për 50 vjetorin e GTI-së
V

Volkswagen krijon bishën elektrike për 50 vjetorin e GTI-së

Volkswagen ka prezantuar modelin e ri konceptual ID. Polo GTI Clubsport Concept, në kuadër të 50-vjetorit të emblemës legjendare GTI.

Ky hatchback elektrik vjen me plot 367 kuaj fuqi dhe 550 Nm moment rrotullues, ndërsa e gjithë fuqia transmetohet vetëm në rrotat e përparme.

Automobili përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 4,7 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 240 km/h.

Modeli është pajisur me bateri 52 kWh, frena qeramike dhe sistem adaptiv të amortizimit.

Dizajni është mjaft agresiv: karroceria është zgjeruar për 10 centimetra, janë hequr dyert e pasme, ndërsa pjesa e pasme është pajisur me spoiler prej fibrash karboni.

Edhe enterieri është projektuar për gara, me ulëse sportive Recaro, rripa sigurie me pesë pika dhe kafaz mbrojtës në vend të ulëseve të pasme.

Për momentin, ID. Polo GTI Clubsport Concept është vetëm një prototip. Premiera botërore pritet të mbahet më 27 nëntor në panairin Essen Motor Show.

TË FUNDIT