Max Verstappen me Red Bull fitoi garën në Las Vegas në Formula 1, në fund të një gare emocionuese dhe spektakolare nga xhiro e parë deri tek e fundit. Një triumf mëse i merituar i holandezit, që arriti të përballojë me sukses sulmet e të gjithë rivalëve.
Pesë vendet e para e mbyllën garën në harkun e 3 sekondave, çka tregon për rivalitetin e madh në pistë, në një garë të hapur. Në podium, në vendin e dytë dhe të tretë, u ngjitën dy makinat McLaren, me Lando Norris që la pas shokun e etij të skuadrës Oscar Piastri.
Vetëm i katërti kampioni i saposhpallur i botës Kimi Antonelli, që në xhiron e parafundit nga kandidat për fitoren iu desh të duelonte me Pierre Gasly (vendi 5 me Alpine) për vendin e katërt. Duket se italiani nuk e zgjidhi mirë momentin e përdorimit të baterisë dhe humbi terren atëherë kur nuk duhej.
Në vendin e gjashtë u rendit Franco Colapinto e pas tij, në zonën e pikëve edhe Lewis Hamilton, Carlos Sainz, George Russell e Charles Leclerc. Ajo që ra sërish në sy është rivaliteti në pistë mes dy pilotëve të Ferrari, që sërish patën një kontakt dhe treguan se nuk shkojnë mirë mes tyre.



