Edhe 5 eurot false po qarkullojnë në treg
E

Edhe 5 eurot false po qarkullojnë në treg

Përveç qarkullimit të ‘frikshëm’ të 2 eurove fals në tregun e Kosovës, edhe monedha e bankënota të tjera jo origjinale kanë nisur të qarkullojnë.

Arkëtari i një marketi ka treguar për lajmi.net se si i detekton 5-eurot që janë fals, transmeton Autoportali.

Ai thotë se nëse i mbetet shenja e zezë parasë është fals.

Ndërkohë qytetarët thonë se përveç monedhës 2-euroshe nuk kanë hasur në vlera të tjera false.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=314332528275765

“Kem probleme sa të dush se bon vaki t’i jep kusur e kur të shkon, thotë jo janë fals. Shkova bleva bukë e mi kthej 2 2-she. Kur shkova me ni vend tjetër me të njëjtat pare, qekjo tha është fals e tjetra nuk është…Me monedha tjera nuk më ka ra”, thotë njëri.

“Me 2-she se me 5-she jo. Nashta kam marrë po s’e di që u kanë fals. 2-shet nuk po ua marrë, po i njoh me ni magnet”, deklaron një tjetër.

TË FUNDIT