Dy të vdekur është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur të hënën në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe një kamion.
Sipas gazetës Sinjali, dy viktimat e aksidentit janë Flurim Parallanga, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lubizhda e Hasit.
Theksohet se viktimat u gjetën në një veturë me targa të Bosnjës, transmeton Klankosova.tv



