Hetimi është regjistruar nga SPAK, ndërsa pak ditë më parë, BKH me urdhër të SPAK-ut, i sekuestroi celularin gruas së tij, Ajola Xoxa, pas një kontrolli në banesën e tyre, kur kryebashkiaku nuk ishte në Shqipëri, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt, kundër vendimit që lejoi SPAK-un të kontrollonte dhe sekuestrojë telefonin e saj.
Po ashtu, Apeli rrëzoi ankimin e ngritur nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj, dhe dy kompani, të cilat ishin gjithashtu subjekt i kontrollit nga BKH.



