Me ardhjen e dimrit dhe me rënien e temperaturave, Eurogoma u rikujton të gjithë shoferëve të Kosovës që të pajisin automjetet e tyre me goma dimri për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve në rrugë. Afati ligjor për ndërrimin e gomave është deri më 15 nëntor, sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.
Ndërrimi i gomave është një veprim jetik që ndihmon në përballimin e kushteve të vështira të motit që po afrohet dhe ul rrezikun e aksidenteve.
Gomat e dimrit janë projektuar për të siguruar kapje të mirë edhe në rrugë të lagura, të ngrira dhe me borë. Goma të tilla përmbajnë përbërës të posaçëm dhe thellësi të theksuar të profilit, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e kontrollit dhe manovrueshmërisë së automjetit, duke siguruar kështu një eksperiencë më të sigurt për shoferët.
Eurogoma, me përvojë mbi 30-vjeçare si lider në tregun e gomave dhe distributor gjeneral për shume marka të njohura botërore të gomave ofron një gamë të gjerë të gomave dimërore, të gjitha të certifikuara për siguri dhe performancë. Në pikat tona të shumta në Kosovë, ekipi ynë profesional është i përkushtuar për t’ju ndihmuar të zgjidhni gomën e duhur për automjetin tuaj, si dhe për të kryer ndërrimin me shpejtësi dhe efikasitet.
Për t’i inkurajuar shoferët të veprojnë sa më shpejt, Eurogoma ofron gjithashtu mundësinë e ruajtjes së gomave tuaja në hotelin e gomave, duke lehtësuar procesin e ruajtjes së gomave të verës deri në sezonin e ardhshëm.
Afati i fundit është vetëm dy ditë larg, prandaj mos e shtyni ndërrimin e gomave. Shoferët që nuk respektojnë këtë afat rrezikojnë gjoba dhe konfiskim të lejes së qarkullimit sipas rregullave ligjore. Për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve, bëni zgjedhjen e duhur duke u kujdesur për pajisjen e veturës me goma dimri.
Për më shumë informata, vizitoni faqen tonë të internetit, faqën në Facebook ose na vizitoni në njërën nga pikat tona të shitjes. Eurogoma mbetet gjithmonë pranë klientëve të saj për të garantuar sigurinë në çdo rrugë. (ARTIKULL I SPONOSRIZUAR)



