Familja e Shalës ende në pritje të përgjigjes nëse ai do të jetë në varrim të babait
F

Familja e Shalës ende në pritje të përgjigjes nëse ai do të jetë në varrim të babait

Familja e Haxhi Shalës ende janë në pritje të një përgjigjeje nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë që ish-komandanti i UÇK-së të marrë pjesë në varrimi e babait të tij, Xheladinit i cili ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit.

I ndjeri pritet të varroset sot nga ora 16:00, sipas familjarëve, ai kishte infeksion, dhe se vdiq në moshën 84-vjeçare.

Haxhi Shala, ish-eprori i UÇK-së i njohur me nofkën “Topi” ngarkohet nga Gjykata Speciale me akuzat  për “Tentativë për pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërncënimit të rëndë; Tentativë për pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, përmes pjesëmarrjes së një grupi; Frikësim gjatë procedurës penale”. /Klankosova.tv

TË FUNDIT