Film për dajën e Adem Jasharit, vëmendje merr aktori në rolin e komandantit legjendar (VIDEO)
F

Film për dajën e Adem Jasharit, vëmendje merr aktori në rolin e komandantit legjendar (VIDEO)

Regjisori Dibran Fylli, në një intervistë në Kosova Today ka folur rreth një filmi të shkurtër që ai po e realizon për dajën e komandantit legjendar Adem Jasharit, Osman Gecin.

Vëmendje aty mori edhe një skenë ku shihet duke u luajtur edhe roli i Adem Jasharit.

“Aktor nuk njoh që i ngjajnë shumë (Adem Jasharit), por ky personi është Bekim Hoti, është i komunës së Malishevës, ka ngjashmëri dhe nuk është se vetëm këtu, por ka edhe pjesa tjera që ka luajtur në disa spote dhe pjesë të shkurta e ka luajtur rolin. Prandaj unë e kam ftuar e kam parë që e ka të ecurën, veprimin dhe shikimin dhe të gjitha i ka të ngjashme me kryekomandantin Adem Jashari”.

Regjisori, për Gecin thuri lavdata të mëdha, dhe tha se historia nuk flet për të aq sa ai e meriton.

“Osman Geci është bash daja i Ademit dhe Hamzës, nuk iu ka nda nipave të tij deri në rënien heroike të tyre. Jo që ka qenë dajë i tyre por ishte edhe bashkëluftëtar dhe udhërrëfyes i shumë ngjarjeve edhe para fillimit të luftës. Një njeri atdhetar nga Llausha i cili me të vërtetë historia ndoshta pak e ka përmendur deri tash. Ja vlen të punohet për dajën Osë që e kemi quajtur ne në atë kohë. Një njeri në moshë të mos iu ndahet të rinjve deri në rënie, kjo ka ndodhur vetëm deri te ne, te familja Jashari, kuptohet që një familje e tërë të flijohet për lirinë e këtij vendi është një rast unikat në botë”.

TË FUNDIT