Flasin nga kompania turistike që u aksidentuan sot në Carralevë: Pensionistët ishin nisur për në bregdetin shqiptar
F

Flasin nga kompania turistike që u aksidentuan sot në Carralevë: Pensionistët ishin nisur për në bregdetin shqiptar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Prizren, saktësisht në Carralevë.

Si shkak i përplasjes që ndodhi në mes një autobusi dhe një kamioni janë lënduar tre persona.

Nga kompania turistike “Elita Turs” kanë njoftuar lidhur me aksidentin me të cilin po udhëtonin pensionistët e Kaçanikut për në Shqipëri.

Sipas kësaj kompanie pasagjeret janë mire dhe nuk kan lëndime serioze dhe janë transportuar me autobusin tjetër për ne bregdetin Shqiptar

Njoftimi i plotë nga kompania:

Njoftim me rendesi

Njoftohen te gjithe familjaret e pensionisteve te Kaqanikut te cilet kane qene duke udhetuar nga Kaqaniku ne drejtim te bregdetit Shqiptar, dhe gjate rruges kane pasur nje aksident mirpo fale zotit te gjithe pasagjeret jane mire dhe nuk kan lendime serioze ndersa pasagjeret jane transportuar me autobusin tjeter dhe jan rruges per ne bregdetin Shqiptar

TË FUNDIT