Fushë Kosova e ka mposhtur kampionin dhe liderin aktual, Ballkanin, me rezultat 2:0, duke bërë befasinë e radhës, pas asaj që e bëri duke fituar ndaj Dritës.
Alden Skrijelj ishte kreator i fitores, duke shënuar dy gola, në minutat 11 e 53.
Edhe pas kësaj fitoreje, Fushë Kosova mbetet në pozitën e 9-të (e parafundit), tani me 19 pikë, gjashtë më pak se Gjilani që renditet në pozitën e tetë, e cila mundëson barazhin.
Ndërsa, Ballkani vazhdon të jetë lider, me 51 pikë, një më shumë se Llapi, që sot u mposht në udhëtim te Malisheva me rezultat 1:2.
Skuadra e trajnerit Qëndrim Kida, fitoi falë të golave të yllit të skuadrës, Drilon Hazrollaj, në minutat 28 e 48.
Për Llapin, golin e vetëm e shënoi Ahmed Jonuzi (51’), por që nuk mjaftoi të shmangë humbjen,
Tri pikë të reja i ka arkëtuar edhe Gilani, që ka fituar ndaj Lirisë me rezultat 3:0.
Elvendin Heric (8’), Marko Roganovic (46’) dhe Edi Basa (85’) shënuan për gjilanasit, të cilët tani janë në kuotën e 25 pikëve, një më pak se Feronikeli 74, që nesër luan me Dritën.