Fushë Kosova vazhdon me pastrimin dhe larjen e rrugëve të qytetit
F

Fushë Kosova vazhdon me pastrimin dhe larjen e rrugëve të qytetit

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Mjedis në Komunën e Fushë Kosovës ka ndërmarrë aksione të rregullta për pastrimin dhe larjen e rrugëve brenda qytetit, me qëllim të përmirësimit të pastërtisë dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike.

Në njoftimin e publikuar nga kjo drejtori, theksohet rëndësia e këtyre veprimeve për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët. Aksioni përfshin pastrimin mekanik dhe larjen e rrugëve, në bashkëpunim me kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtje, shkruan AutoPortali.

Komuna u bën thirrje banorëve që të tregojnë kujdes për ambientin dhe të bashkëpunojnë në ruajtjen e pastërtisë në çdo lagje dhe rrugë të qytetit. Iniciativa është pjesë e një plani të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe cilësisë së jetës në Fushë Kosovë.

TË FUNDIT